Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Prifti grek, 3 milionë € në bankë

    Prifti grek, 3 milionë € në bankë
    Publikuar më 11.11.2012 | 21:56

    Një depozitë me shumën prej 3 milionë € është gjetur në llogarinë e një prifti që punon në famullinë e Atikës. Një hetim i kryer nga organet tatimore zbuluan disa javë më parë në një llogari bankare të një prifti në Athinë shumën maramëndse. Kleriku në deklaratën vjetore të të ardhurave kishte deklaruar rreth 20.000 euro në vit që i korrespondojnë një rroge relativisht të ulët.

    Pas kërkesës që i bëhet nga tatimet,prifti paraqitet menjëherë në shërbimet financiare dhe paguan taksën prej 1.3 milionë për depozitat që ju gjendën në llogarinë bankare. Interesant u duk fakti që pa ndonjë vështirësi financiare ai i shleu detyrimet shumë shpejt.

    Kjo ngjalli dyshime tek këto shërbime pasi si ishte e mundur që”poshtë rasës së tij të fshihen një sasi e tillë parash ”.

    Sipas burimeve të Newsbeast.gr, tatimorët zbuluan se ky prift ishte i përfshirë në Mitropolinë e shërbimeve financiare në rajonin e Atikis (Athinë)dhe është konsideruar si një bashkëpunëtor i afërt i një kleriku të lartë të Athinës. Sipas të dhënave paraprake nga studimi i Krimit Financiar, Mitropoli ka njoftuar ndërtimin e projekteve të mëdha, të cilat janë lënë në mes ose të papërfunduara.

    Një nga këto është një shtëpi pleqsh, ky projekt nuk ka përfunduar akoma edhe pse ka filluar qysh në fund të viteve ‘80. Për këtë kanë qenë të dyshuar transferime të paligjshme të klerikëve, ka pasur një lotari në mes besimtarëve për ndërtimin e saj. Tani hetohet nëse paratë që janë në llogarinë e klerikut janë nga korrupsioni rreth projektit të diskutueshëm apo të holla të vjedhura nga ndezja e qirinjve.

    /Newsbeast.gr/Shekulli Online/ E.L/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Spaska pasur gje fare ,te tjeret kane miljarda...Prandaj mos shkoni neper kisha ,keni ndonje lek teper per te dhene shkoni neper spitale ,azile ,jetimore ,keshtu do jeni te bekuar gjithmone pa nevojen e ketyre palacove qe e quajne kishen shtepine e zotit dhe e vjedhin si lene me nam e nishan ...Edhe shqiperija nuk eshte mbrapa nga keta rrugec prifta jo..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •